Një gol i Niko Shulc ka shpëtuar Gjermaninë nga turpi përballë Perusë, me një fitore të ngushtë 2-1 falë rrjetës së debutuesit në këtë miqësore të zhvilluar në Hofenhajm.

Por Joakim Lëv duket se nuk ka zgjidhur ende problemet e Gjermanisë, e cila vazhdoi të shfaqej si në Botëror, e brishtë në parapavijë dhe shumë e pasaktë në sulm.

Siç ndodhi në Botëror, në gabimin e parë të kundërshtarëve, Gjermania e pa veten në disavantazh, kur Adinkula kaloi topin në rrjetë pa i lënë kohë Ter Shtegen të reagonte.

Për fatin e mirë të Gjermanisë, barazimi erdhi vetëm tre minuta më vonë me Brand, ndërsa më pas filloi një seri e gjatë rastesh për shënim të përfaqësueses gjermane që nuk gjeti rrjetën.

Megjithatë, Shulc korrigjoi gabimin që bëri në rastin e golit të avantazhit, duke gjetur rrjetën për rezultatin përfundimtar 2-1 në favor të Gjermanisë, por që nuk kënaqi edhe aq shumë Lëv, pavarësisht se në këtë miqësore kishte mundësinë të shihte edhe emra të tjerë të rinj si Kehrer dhe Havertz. /vipsport/