Barazim i drejtë në Berat në derbin e njohur tradicional midis skuadrave fqinje të Tomorit dhe Lushnjës, të cilat kanë treguar në këtë përballje se jo vetëm që kanë bërë ndryshime të shumta në krahasim me një sezon më parë, por edhe se do t’u duhet shumë punë për të bërë për t’u ngjitur elitë.

Pjesa e parë ka qenë e zbehtë dhe me raste të pakta për shënim, por Sulkja ka befasuar Tomorin, me nmjë goditje të saktë me kokë brenda zone.

Fraksioni i dytë nis me ndryshime në formacionin e Tomorit, që hedh në fushë dy mesfushorë shumë aktivë, Dobra dhe Dyca, që i japin impuls sulmit vendas, dhe rastet pasojnë njëri tjetrin në të dy portat.

Lushnja shpërdoroi raste të shkëlqyera dhe atë që nuk e bëjnë miqtë e kanë bërë beratasit, që fitojnë një 11-metërsh me anë të mesfushorit shkodran Denis Dyca, të cilin kapiteni Çaço e realizon dhe 1-1.

Dyca ka patur edhe nje rast tjeter te paster ne fundin e ndeshjes por pa arritur dot ta dergoje topin ne rrjete.

Nje paraqitje e tille sigurisht qe tregon se ky futbollist ne ndeshjet e ardhshme kurrsesi nuk mund te lihet ne pankine.

Ne kete ndeshje, ka luajtur si titullar per Tomorin edhe shkodrani tjeter, mbrojtesi Dritmir Beci.