Në ndeshjen e sotme ndaj Laçit, në formacionin e Vllaznisë ka munguar mesfushori nigerian Nurudeen Orelesi.

Nuk bëhet fjalë për mungesë për arsye kartonash apo dëmtimi sepse ai ka qenë në pankinë.

Një mungesë e tillë padyshim që mund të lërë vend për keqkuptime, aq më tepër pas lajmeve të fundit që flisnin për një largim të mundshëm të këtij futbollisti nga Vllaznia.

Por, ka qenë trajneri Gjoka ai që ka sqaruar gjithçka në lidhje me këtë gjë duke bërë të ditur edhe arsyen pse ka munguar Orelesi.

I pyetur nëse ai do largohet apo jo, numri 1 i pankinës shkodrane është shprehur: “Ai mund të ikë ose jo, nuk i dihet.

Di që klubi i ka rinovuar lejen e qëndrimit për 2 vite. Askush nuk e di se çfarë ndodh në fund të majit.

Ne kishim shumë lojtarë me kartonëë të verdhë. Berishën, Orelesin, Likën, Krymin dhe nuk donim t’i rrezikonim të gjithë, pasi luajmë kundër Flamurtarit.

E lamë në stol afrikanin, pasi na duhet një lojtar që i bën të dy pozicionet si në mbrojtje dhe si në mesfushë. Nxorëm shpejt dhe krymin nga loja për të provuar gjithçka nga gjithçka”.
© shkodrasport.com