Autori i golit të fitores për Kukësin në sfidën kundër Skënderbeut, Sidrit Guri, për mikrofonin e RTSH deklaroi: “Jam i lumtur që i prishëm festën Skënderbeut. E kishim përgatitur këtë ndeshje si një betejë. Ka kohë që ta festojë titullin Skënderbeu.

Menaxherët e huaj në stadium? Nuk më motivoi ky fakt, sepse këtë e mendojnë menaxheri im dhe drejtuesit e klubit. Unë jap maksimumin për Kukësin.

Në të ardhmen preferoj që të luaj në Austri. Mua më kanë thënë se do të më ndiqnin sot në stadium, por nuk di më shumë.

Penalltia sot? Ishte 100% penallti dhe këtë e pashë edhe në TV pas ndeshjes.

Në janar unë rinovova për 1 vit e gjysmë me Kukësin. Çmimi? Këtë e di presidenti, por mendoj se nuk do të më pengojë për karrierën time, sepse do të jetë elastik në çmimin që do të vendosë për kartonin tim”, deklaroi Sidrit Guri./vipsport/