Sami Kedira ka dhënë së fundmi një intervistë të gjatë për Marca, teksa thekson se Kristiano Ronaldo është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ndërsa shton se Bufon është nga njerëzit më të mirë që ka njohur.

“Kristiano është një golashënues i jashtëzakonshëm, numrat flasin për të.

Wshtë më i miri me të cilin kam luajtur, edhe pse kam pasur kënaqësinë të luaja edhe me portierë të jashtëzakonshëm si Bufon dhe Kasijas, legjenda të vërteta.

Në vijim të kësaj, Bufon është edhe një nga njerëzit më të mirë që kam njohur në botën e sportit”, u shpreh Kedira. /VipSport/