Ditën e nesërme, Shqipëria do të luajë miqësoren e dytë pas Uellsit me të cilën doli në barazim 0-0. Kuqezinjtë do të sfidojnë Republikën Çeke, me ndeshjen që do të nisë në orën 20:15.

Megjithatë, duke pasur larg presionin e rezultatit, kombëtarja sot ka shfrytëzuar pak kohë për të parë si turist rrugët e Pragës.

Lojtarët dhe stafi kanë kaluar një moment ndryshe, para se të fokusohen te fusha e gjelbërt. Sakaq, pritet që nesër trajneri Edi Reja të bëjë disa ndryshime për t’i dhënë më shumë mundësi futbollistëve që nuk patën shumë minuta ndaj Uellsit.

Kjo ndaj Republikës Çeke do të jetë e fundit në këtë sezon për Shqipërinë, teksa do të rikthehen në muajin shtator për ndeshjet zyrtare të kualifikueseve për Botërorin e 2022 ndaj Polonisë dhe Hungarisë. /VipSport/