Ndodh edhe kështu. Ekipi i Vllaznisë jo vetëm që është i detyruar të luajë tashmë në kampionatin e kategorisë së parë, por edhe kundërshtarin e kupës e ka po nga kjo kategori.

Madje, për koinçidencë të kalendarit, është i njëjti- Burreli dhe po ashtu diçka tjetër interesante është se shkodranët do t’i luajnë brenda tre ditësh këto dy takime dhe të dy në stadiumin “Liri Ballabani” të Burrelit.

Fillimisht të mërkurën për kupë dhe më pas të shtunën për kampionat. Kuptohet që ky takimi i fundit ka më shumë rëndësi sepse në kupë siç dihet, do të ketë edhe një takim të dytë pas dy javësh në Shkodër dhe shanset për kualifikim janë të mëdha për kuqeblutë.

Megjithatë, udhëtimi dy herë brenda kësaj jave drejt Burrelit, do t’i mundojë jo pak ato, por janë të detyruar të veprojnë kështu.

© shkodrasport.com