Sezoni 2020-2021 ka nisur ne menyren me te mire te mundshme dhe tashme ky eshte nje fakt per te cilin po flitet çdo dite e me teper. Ndryshimet e pesuar ne krye te klubit, por edhe tek Akademia dhe kudo tjeter, po reflektohen ne menyren e duhur edhe ne rezultate.
Sot po ndalemi tek nje fakt shume interesant. Tre prej ekipeve te KF Vllaznia ndodhet aktualisht ne krye te renditjes se kampionateve ku marrin pjese.
Duke filluar nga ekipi i pare i Vllaznise qe ndan vendin e pare me Partizanin, ne te njejten kuote pikesh, por ka udhehequr nga fillimi e deri tani tek java e peste.
Nderkohe, pas 4 javesh kampionat kryeson renditjen edhe Vllaznia U21. Ajo ka bere nje nisje perfekte te kampionatit me 3 fitore dhe 1 barazim (edhe ai ndoshta aksidental) dhe pritet te jete nje nga pretendentet e ketij sezoni.
Sakaq, tek kampionati U19, Vllaznia e Luan Zmijanit per momentin nuk ka rivale dhe kryeson me merite e vetme renditjen pas 6 javesh kampionat.
Te tre keto ekipe po bejne mire dhe me siguri qe do te vazhdojne keshtu edhe ne javet e ardhshme. Ky ndoshta eshte nje tregues se Vllaznia ndoshta po kalon momentet me te mira te gjithe ketyre viteve te fundit dhe kjo ka bere qe edhe atmosfera rreth e qark saj te ndryshoje teresisht./SHKODRA-SPORT.COM/