Simulimi më i turpshëm i historisë së futbollit ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një ndeshje të Kupës së Gjermanisë, pikërisht në Monchengladbach-Leverkusen, e përfunduar 0-1 për miqtë. Topi shkon jashtë vijave dhe është rivënie anësore për vendasit. Denis Zakaria ndalon vrapimin e tij, duke kaluar anash trajnerit të Leverkusen, Heiko Herrlish.

Ky i fundit rrëzohet në tokë pa e prekur fare. Një simulim i paparë ndonjëherë, që sjell ilaritet dhe vërshëllima nga tifozët në stadium për këtë veprim të pahijshëm të trajnerit. Shikojeni këtë episod.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=6&v=WSVjmZIEpgc