Sofija Milosevic, ish-e fejuara e Adem Ljajic, ka nisur një histori të re dashurie me sulmuesin e Real Madridit, Luka Jovic.

Çifti kishte zgjedhur deri tani të qëndronte në fshehtësi, duke mos publikuar foto në rrjetet sociale që do të zbulonin “krimin” e tyre.

Mirëpo kohët e fundit modelja serbe ka treguar për fansat e saj një imazh ku ajo dhe futbollisti i “Los Blancos” veshin pantolfa të Realit.

Në profilet respektive kanë publikuar foto të shkrepura në të njëjtin vend, në Madrid ose në vendin të cilin e kanë zgjedhur për të kaluar pushimet në intimitet.

Ne fakt nuk jane te pakta rastet kur futbollistët i rrembejne partneret njeri- tjetrit, madje ne raste te caktuara edhe shokeve dhe miqve te tyre me te mire.