Kukësi luan sot në Laç për javën e 21 të Superligës. Sfida e orës 13:45 pritet me interes, pasi dy skuadrat janë në ndjekje të kryesueve të Tiranës. Laçi i vendit të dytë ka treguar se ka cilësi me Josën në stol, teksa vizitorët e Longos nuk duan të dalin pa pikë.

Pritet që trajneri italian i Kukësit të hedhë në fushë një formacion 4-3-3, ku në majë të sulmit projektohet Shkurtaj.

Edhe pse në dilemë prej formës fizike, duket se sulmuesi mund ta nisë nga minuta e parë sot. Gjithsesi Feijao mbetet alternativë. Musta dhe Basa në krahët e sulmit.

Formacioni i mundshëm:

Kukësi: Tafas, Gligorov, Pëllumbi, Lulaj, Ndreca, De Lucas, Sh. Taipi, Gj. Taipi, Basa, Musta, Shkurtaj (Feijao)