Vllaznia U21 mori sot fitoren e saj te pare ne kampionat duke mundur 3-1 ekipin e Teutes ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”, fale golave te shenuar nga Shimaj 2 here dhe Musaraj nderkohe qe per durrsaket golin e vetem e shenoi shkodrani Hoxha.

Pas ndeshjes duke folur per mediat, trajneri i ekipit shkodran Elvis Plori eshte shprehur se ishte pjeserisht i kenaqur me skuadren dhe menyren e lojes se saj ne momente te caktuara.

“Kjo ishte java e dyte e kampionatit dhe ndeshja e pare ne Shkoder dhe me vjen mire qe fituan, por ashtu siç kishte momente te mira ku skuadra luajti vertete mire. Ne pjesen e pare kishim vertete mundesi te shenonim me teper gola, kishte entuziasem, u qarkullua topi dhe u luajt nje futboll qe e don Shkodra.

Nderkohe ne pjesen e dyte nuk jam i ketij mendimi, kishte oshilacione sidomos ne gjysmen e dyte te saj dhe per kete arsye duhet te kembengulim me shume qe keto djem te mesojne te luajne bukur futboll dhe te jene te njejte ne çdo minute, nga e para tek e fundit e ndeshjes”- eshte shprehur Plori.

Prononcimin e plote te teknikut shkodran mund ta ndiqni duke klikuar ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube pikerisht ne linkun e meposhtem: