Tri humbje rradhazi nuk janë rezultate për një ekip që pretendon të paktën europën. Laçi është ekipi me formën më të dobët dhe një humbje tjetër mund të jetë fatale për trajnerin Vukicevic, që “shpëtoi” pas Bylisit. Në Niko Dovana, në orën 17:45, Laçi do të përballet me Erzenin për t’u rikthyer te fitoret.

Erzeni është ekipi surprizë i këtij fillim sezoni teksa nuk ka humbur asnjë ndeshje dhe ndodhet në vendin e dytë me 8 pikë.

Vukicevic sheh si trenin fundit ndeshjen e javës së pestë, pikerisht në këtë javë u shkarkua edhe sezonin e kaluar nga Laçi. Disa lojtarë kanë probleme fizike si Ujka dhe Ivkovic por edhe Shkurtaj që nuk ka debutuar akoma.

Ne fakt ulja e tij serish ne pankinen e Laçit pas deshtimit te vjetshem i çuditi te gjithe dhe ne fakt historia po perseritet sepse skuadra ka perseri disa rezultate negative rradhazi.

Mbase nje tjeter deshtim edhe kete jave do te thote se malazezi do te largohet serish nga drejtimi i kesaj skuadre, madje ne Laç kane filluar te permenden edhe emrat e para si kandidaturat e mundshme per zevendesimin e tij.