Tërbuni fitoi dje në transfertë 1-2 me Shkumbinin, për javën e 20-të në Kategorinë e Parë. Sfida u vendos për miqtë nga golat e Mezinit dhe Peqini, ndërsa barazimi i përkohshëm i vendasve me Osma ishte vetëm sa për statistika.

Klubi pukjan njofton se sulmuesi i tyre, Vilfor Hysa ka pësuar një lëndim që pritet ta mbajë jashtë për sfidën e radhës. 32 vjeçari është një emër i njohur në futbollin shqiptar dhe këtë sezon i ka dhënë një dorë të mirë skuadrës së Beqirit.

“Sulmuesi, Vilfor Hysa pësoj një dëmtim disi të rëndë në ndeshjen e sotshme kundër K.F. Shkumbini Peqin duke lënë menjëhere fushen e lojës në pjesen e dytë duke shqetësuar dhe stafin teknik.

Por megjithatë 32 vjeçari duket se nuk do të ketë probleme të mëdha nga ky dëmtim dhe shpresojmë dhe i urojmë rikthim sa më të shpejtë në fushen e lojës”, njofton Tërbuni