Tuesday, July 28, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMediat në Itali zbulojnë të ardhmen e Brojës: Sulmuesi mund të kalojë...

Mediat në Itali zbulojnë të ardhmen e Brojës: Sulmuesi mund të kalojë te…

Armando Broja mund të jetë duke kaluar ditët e fundit si lojtari i Burnleyt. Gjithnjë, siç bën të ditur “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi i Kombëtares ka përfunduar në “radarin” e Lazios.

I njëjti burim shprehet se marrëveshja tashmë mund të finalizohet përmes një formule të favorshme, huazim të drejtën e blerjes (pra jo detyrim). Një operacion me kosto të ulët, marrë për bazë edhe hapësirat e pakëta që kanë munguar për shkodranin.

Nëse ky kalim përfundon me sukses, për Brojën do të ishte një tjetër hap i rëndësishëm, së pari për të luftuar momentin e tij të keq, e së dyti për të provuar aftësitë e tij në një kampionat më ndryshe nga ai i Anglisë.

Te lacialët ai do të drejtohej nga Gennaro Gattuso dhe rival do të gjente gjithashtu disa prej shokëve të tij te Kombëtarja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments