HomeKRYESORE'La Gazzetta Dello Sport': Interi monitoron Brojën, është i pakënaqur te Çelsi.

‘La Gazzetta Dello Sport’: Interi monitoron Brojën, është i pakënaqur te Çelsi.

Merkatoja e janarit mund të ketë risi për Armando Brojën dhe të hapë skenarë të rëndësishëm për sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Një prej tyre mund të jetë shumë e bujshme, pasi sipas mediave italiane, ai është piketuar nga Interi për një transferim në ditët e para të vitit 2024.

Gazeta më e njohur sportive italiane, ”La Gazzetta dello Sport”, ka analizuar situatën e zikaltërve dhe sidomos sa i përket repartit të sulmit. Lautaro Martinez dhe Turam po shkëlqejnë, ndërsa zëvendësuesit Arnautoviç e Sançez janë një dështim deri tani. Ndaj po mendohet ideja e largimit të të paktën një prej tyre, për afrimin e një tjetër sulmuesi.

Aleksis Sançez është emri më i mundshëm pasi për të ka interes nga Arabia Saudite, Nëse vjen oferta tunduese për lojtarin dhe një transferim i tillë realizohet, atëherë Interi do të hidhet në sulm për një emër tjetër në repartin e avancuar në janar. Në majë të listës është Mehdi Taremi i Portos, por klubi portugez nuk mendon ta lërë të lirë para fundit të sezonit. Ndaj opsione të tjera të mundshme janë Antoni Marsial i Mançester Juanjtid dhe pikërisht Armando Broja.

“Pastaj është Broja, shqiptari i Çelsit, i kthyer në fushë pas dëmtimit në gju. Në Londër nuk po gjen vazhdimësi dhe nuk është i lumtur me situatën, ja pse mund të largohet. Interi e monitoron. Në javën e fundit të janarit, ajo që sot mund të duket e pamundur, kthehet në një okazion. Në çdo repart, edhe në sulm”, shpjegon gazeta italiane, duke bërë të qartë se zikaltërit do të përpiqen të bëjnë një lëvizje për sulmuesin shqiptar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments