Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELa Kosovën për Shqipërinë, mesfushori gati të transferohet në...

La Kosovën për Shqipërinë, mesfushori gati të transferohet në…

Ekipi rumun, Cluj ka shfaqur interes për të transferuar Etnik Brrutin, si zëvendësues të Lindon Emërllahut. Kjo, pasi Emërllahu u shit për 2 milionë euro në Ukrainë te Polissya.

Megjithatë, Malisheva s’do ta lërë të lirë lehtë Brrutin, pasi kërkon të paktën 800 mijë euro. Krah kësaj shume, klubi i Superligës së Kosovës dëshiron edhe 15% të kartonit të mesfushorit 21-vjeçar, në rast rishitje.

Kontrata e Brrutit me Malishevën përfundon në qershor të vitit 2026 dhe kështu, klubi shqiptar s’dëshiron ta humbasë me parametra zero.

Kujtojmë se mesfushori u kthye në “mollë sherri” mes Kosovës dhe Shqipërisë disa muaj më parë. Brruti vendosi që të vishte fanellën e Shqipërisë, duke lënë Kosovën U21, aty ku aktivizohej.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments