La Liga bëhet gati të nisë sezonin e ri teksa sot janë zyrtarizuar edhe oraret dhe datat e javës së parë të kampionatit. Ajo që bie në sy është se nderin për t’i dhënë start kampionatit të ri do ta ketë kundërshtari i Teutës në Ligën e Europës, Granada.

Durrsakët do të përballen pikërisht me spanjollët në kuadër të turit të dytë të Ligës së Europës, teksa i presin në shtëpi dhe do të kërkojnë t’i surprizojnë.

Kujtojmë se Granda është për herë të parë në një kompeticion europian dhe kërkon që aventurën ta vazhdojë sa më gjatë.

Për t’u rikthyer te java e parë e La Liga, Granada do të presë në fushën e saj Atletik Bilbaon, të premten e datës 11 shtator në orën 21:00. Sakaq, La Liga ka ende për të përcaktuar se në cilën ditë do të zhvillohen ndeshjet mes Atletiko Madrid-Sevilja, Barcelona-Elçe dhe Real Madrid-Getafe. /VipSport/