Një nga futbollistët më në formë të kombëtares, Berat Gjimshiti u detyrua ditën e djeshme të linte fushën e lojës para kohe. Teksa ishte titullar me Atalantën në takimin kundër Specias, mbrojtësi u u largua nëntë minuta pas fillimit të pjesës së dytë teksa ndjeu shqetësime në kofshë

Në fakt, stafi i bergamaskëve u impenjua menjëherë për t’i qëndruar pranë Gjimshitit, ndërsa u mendua se lojtari do të ishte në dyshim për takimin e rëndësishëm në Champions League ndaj Real Madrid, por edhe për grumbullimin e kombëtares pas disa ditëve.

Megjithatë, nga Italia janë të sigurtë se Gjimshiti në të vërtetët nuk vuajti një dëmtim të mirëfilltë, por për më tepër ishte një shqetësim dhe trajneri Gasperini e largoi mbrojtësin për të mos e rrezikuar.

Kështu, Gjimshiti do të jetë i gatshëm për takimin me Realin, e gjithashtu edhe për kombëtaren në ndeshjet e fundmarsit. /VipSport/