HomeFUTBOLLLaçi firmos me një mesfushor, kurbinasit paralajmërojnë të tjera goditje

Laçi firmos me një mesfushor, kurbinasit paralajmërojnë të tjera goditje

Laçi ka nisur nga puna për sezonin e ri teksa kurbinasit kanë edhe impenjimin në Kupat e Europës. Ndaj, ritmi është i shpejtë te Laçi edhe sa i përket merkatos.

Ata kanë prezantuar goditjen e fundit dhe bëhet fjalë për Klinti Qaton.

Mesfushori sezonin e fundit ishte pjesë e Tomorit në Kategorinë e Parë, ndërsa më parë ka veshur edhe fanellën e Luftëtarit. Por, tashmë 23-vjeçari do të ketë mundësinë të tregojë veten në një nivel më të lartë.

Sakaq, në njoftimin për Qaton, Laçi nuk harron të vendosë theksin edhe te fakti se në ditët në vijim do të ketë të tjera afrime për t’ia vënë në dispozicion trajnerit Shpëtim Duro. /VipSport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments