Erhun Obanor mund të konsiderohet lojtari më i ri i Laçit. Qendërmbrojtësi nigerian ka arritur akordin me klubin kurbinas dhe mungon vetëm zyrtarizimi si futbollisti i Laçit.

25-vjeçari luajti sezonin e fundit me Kukësin, ku spikati si njëri prej mbrojtësve më të mirë të Kategorisë Superiore.

Ai ishte njëri prej “shtyllave” të nënkampionëve të Shqipërisë. Me eliminimin e verilindorëve nga Volfsburgu në Ligën e Europës, Obanor vendosi të mbyllte bashkëpunimin me Kukësin.

Te Laçi ai do të gjejë ish-shokun e skuadrës te Kukësi, Emiljano Mustën, i cili ka pak ditë që ka firmosur me kurbinasit.