HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELaçi ka gati formacionin me të cilin do të synojë fitoren në...

Laçi ka gati formacionin me të cilin do të synojë fitoren në Shkodër

Laçi ka një mungesë të rëndësishme për transfertën e Shkodrës. Me kartonin e verdhë që mori ndaj Teutës, Mentor Mazrekaj plotësoi numrin katër të kartonëve të verdhë dhe është i pezulluar.

I vetmi dyshim për formacionin anti-Vllazni mbetet se kush do ta zëvendësojë Mazrekajn, pasi pjesa tjetër mendohet si ndaj Teutës. Xhixha dhe Harmon janë në balotazh, ku më i favorizuar duket sulmuesi vendës.

Keshtu ne portorte do te shkodrani Alen Sherri ndersa ne mbrojtje pritet te luaje treshja e perbere nga Selmani, Ignjatoviç dhe Obanor.

Ne mesfushe nderkohe do jene Deliu, Shehu, Lushkja si dhe dy anesoret Marku e Musta, ndersa dyshja e sulmit pritet te jete e perbere nga Xhixha dhe Nwuabueze.

Me kete formacion Laçi do te kerkoje te marre fitoren ne “Loro Boriçi” per te rihapur kampionatin dhe per te shtuar shanset e veta per te arritur objektivin qe ka.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments