Laçi luan një ndeshje delikate në transfertë me skuadrën e Kastriotit dhe natyrisht që fitorja me Bylisin në fushën e vet ka rikthyer qetësinë në skuadrën bardhezi. Java e kaluar ka qenë e shoqëruar me shumë problemtika, largime lojtarësh edhe titullarë, dëmtime dhe pezullime.

Ndërsa në këtë sfidë rikthehet Regi Lushkja, por shpresohet shumë që Harmon të jetë në një ditë të mirë, pasi pa Nuabuezen e liberianin, sulmi me Xhixhën duket i “vakët”.

Ndërkohë që në Laç shpresojnë që të kenë të paktën edhe për një pjesë loje anësorin e majtë, Mentor Mazrekaj, ndërsa mbrojtja me Obanorin e skualifikuar me kartonë dhe Selmanin e larguar duket jo edhe aq solide, ndonëse ka një dyshe si malota e Ignjatoviç, që në moment të veçanta edhe kanë ceduar.

Laçi luan në Krujë loër 3 pikët dhe ndryshe nga sfida me Bylisin e fundjavës së shkuar, trajneri Shpëtim Duro do ta ketë skuadrën më të plotë dhe synimi do të jetë marrja e 3 pikëve…