Duhej të vinte java e 6-të që Laçi të siguronte fitoren e parë në kampionat. Kurbinasit janë ‘’ringjallur’’ pas mbërritjes së trajnerit Sero Noka duke mundur Kastriotin minimalisht 0-1.

Ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadra por rastet më të pastra i takuan kurbinasve. Formacioni i hedhur në fushë nga Sero Noka u dallua që në minutat e para që kishte hyrë në fushë për 3 pikët.

Goli erdhi në pjesën e dytë në minutën 72-të, ku pas një krosimi të Roganoviç, Mazrekaj gjeti bukur cepin e portës duke u dhënë avantazhin kurbinasve.

Vetëm kaq mjaftoi, që Laçi të arrinte fitoren e parë në kampionat duke dalë nga zona e ftohtë e tabelës.

KASTRIOTI-LAÇI 0-1

Mazrekaj 71′