Laçi ka fituar në transfertë ndaj Bylisit në “Adush Muçaj”, me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Superiores.

Sfida u zhbllokua në minutën e 30’ nga Bibo i cili kaloi në avantazh kurbinasit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve. Në pjesën e dytë ballshiotët ishin më në kërkim të golit por nuk arritën ta gjejnë.

Madje disa futbollistë shpërdoruan disa raste të pasta përpara portës. Teksa dukej që sfida do të mbyllej ashtu, Babatunde dyfishoi shifrat në fillimin e kohës shtesë.

Me këtë fitore Laçi renditet në vendin e 4-të me 43 pikë ndërsa Bylisi në vendin e 9-të me 33 pikë.

BYLIS 0-2 LAÇI

30′ Bibo, 90’+1′ Babatunde