açi e nis mbarë Vitin 2020 dhe skuadra e Cungut edhe pse pati shumë largime, duket se me afrimet që ka bërë në merkato nuk e ka humbur fizionominë dhe synimet që ka për këtë sezon.
Ndonëse pa fat në 20 minutat e para, pasi dy titullarët Ignjatoviç dhe Rapo detyrohen që të lënë fushën e blertë me dëmtime të rënda, trajneri Armando Cungu, diti që ta menaxhojë ndeshjen.
Në pjesën e dytë pati përpjekje nga trajneri Martini duke hedhur në fushë tri forca të reja, por që nuk pati asnjë ndryshim në rezultat, pasi Laçi ishte i pakalueshëm në mbrojtje.
Me këtë 3 pikësh, skuadra kurbinase hedh një hap të sigurt drejt kreut të renditjes, duke e bërë edhe më të bukur garën për titull.
Teuta-Laçi 1-0
Goli: Turkaj 53′
Formacioni i Teutës: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Shkalla (Arapi 57′), Kouros, Aleksi (Kapllani 81′), Avdyli (Kalaja 66′), Kallaku, E. Vila, Cyrbja, L. Vila,
Trajner: Edi Martini
Formacioni i Laçit: Stajila, Fangaj, Ignjatovic (Gjoni 5′), Domgjoni, Rapo (Turkaj 19′), Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Greca (Vecaj 94′), Nuabueze.
Trajner: Armando Cungu