Trajneri i Laçit nuk od të jetë Peter Pakult, siç ishte mësuar në fillim. Një marrëveshje mes palëve ka dështuar në momentin e fundit dhe drejtimin e skuadrës kurbinase do e marrë një tjetër ish-trajner i Kukësit.
“Panorama Sport” mëson se Shpëtim Duro do të jetë trajneri i ri i Laçit. Tekniku kryeqytetas do të marrë vendin e Armando Cungut, i cili u largua pas fillimit aspak të mirë në kampionat.
Duro pritet të prezantohet si trajner i Laçit ditën e nesërme dhe më pas do të kryejë stërvitjen e parë.
Ne kete menyre kurbinasit kane vendosur t’i besojne nje emri te njohur te trajnimit shqiptar i cili gjate karrieres se tij ka drejtuar shume prej ekipeve te kampionatit tone.