Skënderbeu-Laçi 0-2
NDESHJA: Laçi nuk gabon dy herë. Kurbinasit pas barazimit ndaj Apolonisë, mposhtin ditën e sotme pastër 0-2 Skënderbeun në transfertë. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura e me pak raste për shënim.
Në fraksionin e dytë, Laçi shton më shumë presionin dhe në minutën e 57-të, Mazrekaj nga faulli i ndihmuar edhe nga një devijim i murit e dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 75-të, Dunfur bën një gafë amatoreske duke i dhënë mundësi Mustës që të rikuperoi topin e të pasoi për Shehun që brenda zonës nuk falë dhe e dërgon në rrjetë. Me këtë gol mbyllet edhe ndeshje me Laçin që nuk gabon dy herë, por fiton dhe me këtë 3 pikësh merr kreun e Superligës me 44 pikë, ndërsa Skënderbeu në vendin e fundit me 16 pikë.
Kategoria Superiore/ Java e 24-të
Stadiumi “Skënderbeu”/ Ora 13:00
Skënderbeu: Dajsinani, Meksi, Dëumfour, Vitija, Bajrami, Sadriu, Taipi, Jean Victor, Doëouna, Mara, Mensah. Trajner: Migen Memelli.
Laçi: Sali, Selmani, Malota, Obanor, Marku, Deliu, Shehu, Lushkja, Musta, Mazrekaj, Harmon. Trajner: Shpëtim Duro
Gjyqtar: Kreshnik Bajramaj