Vllaznia ka vijuar edhe sot me pergatitjet per ndeshjen e rradhes per kampionat teksa ka zhvilluar seancen e rradhes ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Trajneri i Vllaznisë Goce Sedloski do të bëjë debutimin në stolin shkodran këtë të dielë ndaj Erzenit. Në “Loro Boriçi” kërkohet fitorja dhe tekniku do të ketë në dispozicion grupin e plotë. I vetmi që pritet të mungojë është Geralb Smajli. Ky i fundit diten e sotme ka zhvilluar disa vrapime te lehta por e sheh veten serish larg skuadres.

Nga ana tjeter, sulmuesi Mehdi Çoba qe dje mungoi ne stervitje per shkak te nje demtimi te pesuar ne seancen e nje dite me pare, sot eshte stervitur normalisht me skuadren dhe mendohet te jete i gatshem per sfiden e se dieles.

Nga ana tjetër pritet të rikthehet në formacion mesfushori Alivoda, që mungoi javën e kaluar ndaj Bylisit. Të gatshëm janë edhe Juric, Gurishta dhe Hoxhaj që u stërvitën të diferencuar në stërvitjen e parë të teknikut Sedloski. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë formacioni që do të përdorë trajneri i ri në debutimin ndaj Erzenit./SHKODRA-SPORT.COM/