Ish- futbollisti i njohur Ardit Beqiri qe me se shumti ne karrieren e tij ka luajtur me Partizanin, ka provuar ta beje kete gje edhe me disa skuadra te tjera nder te cilat edhe me Vllaznine, fanellen e se ciles e ka veshur shume vite me pare.

Diten e sotme ai ka dhene nje interviste per median e shkruar teksa ka folur per shume gjera qe kane te bejne me futbollin shqiptar, por nder te tjera eshte pyetur edhe per Vllaznine, si nje prej skuadrave me te cilat ka luajtur me pare.

Ish- mbrojtesi i kuqebluve eshte shprehur: “Vllaznia rrezikon edhe vendin e tretë, pasi Egnatia po bën mirë… Arritja e objektivave varet nga shumë gjëra. Vjen një moment që lëvizjet e trajnerëve bëhen të detyrueshme.

Te trajneri shkarkohet e gjithë përgjegjësia në këtë moment. Mund të mos jetë trajneri faji kryesor, nuk e di se si i kanë punët brenda. Por në Shkodër vjen edhe një moment kur nuk të lë presioni i publikut, aq më tepër kur ekipi është ndërtuar për titullin kampion dhe objektivat zbehen.

Megjithatë, nuk është fundi i botës, sepse është në lojë për Europën dhe ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës. Prandaj mund t’ia dale te arrije objektivat e saj”./SHKODRA-SPORT.COM/