Laçi – Bylis 2-1
Golat: Ar. Deliu 54′, Prengaj 57’/Ndreca 93′
Laçi nuk dorëzohet në garën për titull edhe pse me gjysmën e formacionit, ja ka dal ndaj Bylisit që ka bërë rezistencë vetëm në pjesën e parë të sfidës.
Skuadra e Duros dhe ajo ballshiote kanë dhuruar një ndeshje mjaft të bukur, ndërsa Laçi është shfaqur mjaft agresiv, edhe madje duke tejkaluar caqet.
Deliu dhe Prengaj i dhanë Laçit vendin e katërt, ndërsa Ndreca ka shënuar me penallti në fundin e kohës shtesë…
Formacionet zyrtare:
Laçi: Sherri, Marku, Malota, Ignjatoviç, Bytyçi, Kërçiku (Zylfiu 32′), Deliu, Shehu, Musta, Prenga, Xhixha
Trajner: Shpëtim Duro
Bylis: Qirko, Ymeraliaj, Stojanoviç, Preka, Trumci, Desançiç, Lorran, Mehmetllari, Nebihu, Ndreca, Antoni
Trajner: Veljko Dovedan