Naim Halili nuk është më drejtor teknik te Laçi, ndërsa ky largim vjen fill pas ndeshjeve të Europës. Kujtojmë eleminimin në turin e dytë të Conference League kundër Petrocub, që erdhi me rezultat të hidhur në “Elbasan Arena”, pikërisht 1-4.

Ky largim megjithatë mësohet të jetë paraprirë më parë, teksa “sportiim” tregon që presidenti Pashk Laska ia ka besuar këtë detyrë Aleksander Ignjatovic. Ignjatoviç ishte pjesë e skuadrës së Laçit prej vitit 2019. Tërheqja nga futbolli erdhi pikërisht me fundin e sezonit të fundit, megjithatë ai do vazhdojë të jetë pjesë e klubit.

Kështu ish-mbrojtësi serb që tashmë e njeh futbollin shqiptar, ka detyrën e vështirë për të dhënë kontributin e tij si drejtor teknik gjatë këtij sezoni. Skuadra e Laçit duket se do t’i nenshtrohet nje procesi total rinovimi ngaqe jane disa lojtare te cilet do te largohen, e po ashtu ka ardhur serish nje trajner i ri.

Pavaresisht ketyre ndryshimeve, kurbinasit jane te vendosur per te qene perseri ne mes ekipeve me te mira te kampionatit dhe pretendent per fitimin e te dy trofeve. Edhe ne vitet e kaluara, kjo skuader ka treguar se perpos ndryshimeve qe ka pesuar, gjithnje ia ka dale te jete aty ku duhet.