Sikur të mos mjaftonte dëmtimi i brazilianit Teco França, i cili nuk ka luajtur javët e fundit, ndonëse është një futbollist mjaft cilësor, ndaj Bylisit u shtuan dëmtimet në radhët e skuadrës kurbinase.
Laçi ndaj Tiranës do të ketë mungesën e Nuabuzesës, sulmuesit shtatlartë që u detyrua të lërë fushën e blertë nga një dëmtim i rëndë që me shumë gjasa do ta mbajë jashtë edhe ndaj 24 herë kampionëve në ndeshjen e kësaj jave.
Por, edhe Ardit Deliu është në dyshim. Edhe anësori i djathtë pati probleme ndaj ballshiotëve. Ndaj edhe trajneri Cungu po mendon për alternativat. Laçi afroi kualitete në janar, ku bien në sy emrat e Grecës e Vecajt, lojtarë që bëjnë nga 2-3 role, pa harruar edhe Donald Rrapon.
Laçi eshte aktualisht i treti ne renditje dhe do te kerkoje ta ruaje deri ne fund kete vend qe do ta çonte ne Kupat e Europes ngaqe siç dihet, kjo eshte alternativa e vetme per ta sepse tashme jane eliminuar nga Kupa e Shqiperise.