Ditën e djeshme “Shkodra Sport” ka publikuar lajmin për pezullimin e basketbollistit Erjon Llazani si rrjedhojë e disa problemeve të krijuara në mes tij dhe trajnerit Darko Vujaçiç.

Një problem të tillë mes palëve e ka pranuar edhe vetë presidenti Alban Xhaferi i cili i pyetur në lidhje me mungesën prej gati një muaji në stërvitje të këtij basketbollisti, është shprehur:

“Kjo është e vërtetë që Llazani ka gati një muaj që nuk stërvitet me skuadrën. Ai ka patur një problematikë me trajnerin në disa aspekte. Unë si president jam munduar gjithmonë që palët të arrijnë një pikë të përbashkët që të vazhdojë stërvitja, por deri tani nuk e kemi arritur.

Shpresoj shumë që Llazani të jetë pjesë e Vllaznisë sepse është shumë e rëndësishme kjo gjë, është një lojtar i joni dhe jemi gjithmonë për të simuluar lojtarët shkodranë sepse aty është e ardhmja, por gjithmonë duke e bërë Vllazninë sa më kompetitive”- ka deklaruar presidenti Xhaferi.

Një marëdhënie jo e mirë në mes trajnerit dhe këtij lojtari do të thotë se është krijuar edhe një problem i tillë. Mbase në këtë mes nuk ka gabuar vetëm lojtari, por edhe trajneri, gjithsesi ky është i fundit që mund të gjykohet në një ekip dhe prandaj Llazani prej gati një muaji nuk stërvitet me ekipin.
© shkodrasport.com