Shume gjera te Vllaznia e sivjetme kane nisur te ndryshojne ne krahasim me ate te vitit te kaluar dhe kuptohet qe e gjitha ka ardhur nga drejtuesit e rinj qe kane ardhur ne krye te saj.

E kemi fjalen konkretisht per stafin teknik dhe veçanerisht per trajnerin gjermano- kroat Thomas Brdariç. Perpos shume risive qe ka sjelle ne menyren e stervitjes dhe te drejtimit, ai sot na dhuroi edhe nje risi tjeter.

Pas miqesores se luajtur ndaj Teutes ne “Loro Boriçi” dhe qe u mbyll me rezultatin 1-0 ne favor te kuqebluve, futbollistet e Vllaznise nuk kane perfunduar ne dhomat e zhveshjes siç kane bere gjithmone.

Nen drejtimin e zevendestrajnerit Safet Osja per disa minuta kane bere vrapime te lehta rreth fushes duke zhvilluar kesisoj nje stervitje te lehte dhe ne te kane marre pjese jo vetem ata qe kane luajtur, por te gjithe.

Ne fakt edhe sezonin e kaluar ne krye te kuqebluve ka qene nje i huaj, maqedonasi Mirsad Jonuz, por ai nuk e aplikonte kete gje. E kemi pare ta bejne edhe ekipet e tjera shqiptare qe jane drejtuar nga trajnere te huaj, kryesisht perendimor dhe tashme po ushtrohet edhe te Vllaznia./shkodrasport.com/