Asambleja e ardhshme e përgjithshme e Sporting Lisbonës, e cila është caktuar për më 8 tetor, pritet të votojë mbi propozimin e bordit të drejtorëve, për t’i dhënë emrin e Cristiano Ronaldos tribunës numër 7 të stadiumit “Jose Alvalade”.

Një akt në nder të ish-lojarit të tyre, i cili tashmë i ka “dhuruar” emrin akademisë së klubit.

Ronaldo luajti për pesë vjet në akademinë e Sporting dhe në sezonin 2002-2003 ai luajtir në ekipin e parë para se të transferohej te Manchester United dhe karriera e tij të lulëzonte.

Stadiumi “Jose Alvalade” është rinovuar disa herë, ndërsa këtë vit tribunat në stadium u rritën nga 7 në 12./abcnews/