Laçi është rikthyer dje në fushën e blertë, pas pushimeve të shkurtra të marra për krishtilindje. Tekniku i kurbinasve, Mirel Kosa ka vendosur që ekipi të stërvitet edhe 2 ditë, për të lejuar më pas lojtarët të kalojnë Vitin e Ri pranë familjarëve.

Sipas planeve të bëra, laçjanët do jenë më pas në dispozicion të trajnerit me 3 janar, për të vazhduar përgatitjet për ndeshjen e parë të janarit.

Klubi po mendon edhe për merkaton. Sipas shtypit të shkruar, synohen 2 blerje në dritaren e transferimeve të janarit. Më saktësisht, do kërkohet një sulmues krahu dhe një mbrojtës i majtë.

Laçi do përballet me datën 15 janar në transfertë me Skënderbeun, në kuadër të Kategorisë Superiore. Ekipi i Josës ka 27 pikë dhe është e 3-ta./newsport/