Nje jave para fundit te kampionatit te kategorise se pare, gjerat kane ndryshuar. Ne grupin A play-out vetem Vora e ka siguruar renien ndersa skuadra e dyte qe rrezikon ende nuk dihet.

Fitorja e Shenkollit ne Vore ndeshjen e kaluar dhe po ashtu ajo e Burrelit ndaj Veleçikut, ka bere qe ky i fundit ne krejt ndoshta krejt te papritur, te futet ne vallen e renies.

Koplikasit do te luajne kete fundjave nje ndeshje shume te veshtire ne Shenkoll ndaj skuadres vendase dhe padyshim qe do ta kete shume te veshtire.

Nje nga lojtaret e Shenkollit, pikerisht golashënuesi Leonardo Pergjini, ne nje prononcim per “sportekspres.com” ka shprehur besimin e tij te plote tek suksesi ndaj Veleçikut dhe prandaj eshte shprehur:

“Disa javë më parë Shënkolli ishte në pozita të vështira mbijetese, ndërsa tani kemi përpara alternativën e sezonit, t’i largohemi vendit të parafundit të zonën Play-out në grupin tonë (A)”.

Janë 90 minutat e fundit të sezonit dhe sfida me Veleçikun është një ndeshje e veçantë për ne, sepse ajo mbetet si finalja e fundit për mbijetesë. Ne do të luajmë vetëm për fitore, e cila jo vetëm e ‘vret’ mbijetesën tonë në të Parën, por na rendit në vendin e tretë që nuk luan ndeshjen Play-off me skuadrën e Kategorisë së Dytë”.