Largimi i Muller nga Bayern Munich duket se është më i sigurt se kurrë. Ky është edhe rekomandimi që legjenda Lothar Matthaus i jep sulmuesit të Bayernit për sezonin e ardhshëm. Në një intervistë për Sky Sport, Matthaus tregon se nuk ka më vend për Muller te Bayerni dhe se ai duhet të shikojë alternativat e reja.

“Musiala i ka marr vendin në formacion Muller. Nuk është një kohë e lehtë për trajnerin e Bayernit. Askush në skuadrën aktuale nuk e përfaqëson klubin si ai (Muller), por Thomas Tuchel nuk sheh asnjë pozicion të mundshëm për të në fushë.

Do të habitesha nëse Muller do të rikthehej në formacioni titullar sezonin e ardhshëm. Ndoshta kemi arritur në pikën ku Muller duhet të shikojë me shumë kujdes mundësinë e një transferimi në një tjetër skuadër.

Tifozët mund të mos e pëlqejnë këtë zgjedhje, sepse ai është personifikimi i Bayernit, por…”, tha ndwr tw tjera Lothar Matthaus.