Pas tri barazimeve radhazi dhe humbjes së pësuar në përballjen direkte me Manchester City-n, Topçinjtë janë të kthyer te fitorja dhe të rimarrin përkohësisht vendin e parë në renditje.

Arsenal ka fituar derbin londinez kundër Chelsea-t në javën e 34-t të kampionatit anglez dhe është kthyer përkohësisht në krye të Premier League, me City-n që ka dy ndeshje më pak.

Chelsea, nga ana tjetër, është në rënie të lirë dhe është në kërkim të një fitoreje që mungon prej gjashtë ndeshjesh radhazi në kampionatin anglez.

Pjesa e parë nuk ka pasur historidhe është dominuar plotësisht nga ana e skuadrës së Mikel Arteta-s, që ka shkuar në dhomat e zhveshjes me një avantazh të trefishtë 3-0.

Protagonistët e 45 minutave të para kanë qenë Odegaard dhe Granit Xhaka. I pari ka qenë autor i golit të parë në minutën e 18-të dhe të dytë në të 31-ën, ndërsa Graniti ka dhuruar dy asistet.

Në minutën e 34-t ka ardhur edhe goli i tretë i vendasve, i cili është shënuar nga Gabriel Jesus.Në pjesën e dytë ka ardhur goli i ngushëllimit për Blues. Ka qenë Madueke që ka ngushtuar diferencat në minutën e 65-të duke fiksuar shifrat në 3-1./telesport/