Djelmnia Shkodrane U-17 nuk ia ka arritur dot qëllimit të saj për t’u ngjitur në Abissnet Superiore, duke u mposhtur 4-1 nga Laçi në finalen e play-offit. Ndeshja e zhvilluar në Qendrën Kombëtare Sportive në Kamëz u zhbllokua fillimisht nga kurbinasit në fundin e pjesës së parë.

Ndërkohë në pjesën e dytë, laçianët shënuan edhe tre gola të tjerë njëri pas tjetrit. Në fundin e ndeshjes, më konkretisht në minutën e 86-të, shkodranët do të shënonin golin e nderit me anë të futbollistit Brojaj, por që nuk vlen për asgjë.

Ky gol solli edhe fiksimin e rezultatit 4-1 dhe më pas, nuk pati më kohë dhe vërshëllima e trefishtë e gjyqtarit kryesor kaloi Laçin më tej, ndërsa Djelmnia Shkodrane U-17 edhe sezonin e ardhshëm do të jetë në Kategorinë e Parë të kësaj grupmoshe.

Në vazhdim mbetet për t’u parë edhe e ardhmja e këtij ekipi, pasi realisht tek Djelmnia Shkodrane U-17 pritet që të ketë lëvizje për sezonin e ardhshëm.
/Maringlen ZHIVANI/

Play-Out Abissnet Superiore U-17: Laçi-Djelmnia Shkodrane 4-1

Goli për Djelmninë Shkodrane: Brojaj 86’

Formacioni i Djelmnisë Shkodrane: Tahiri, Kakini, Lesha, Delaj, Ndrevashaj, Zhuri, Brojaj, Çezma, Doçaj, Uldedaj (Bregu 52’), Plangaj (në dispozicion: Mitaj, Behri, Shkambi, Hotaj, Dibra, Zymeri) Tr: Arbër Shytani