Ndeshja e parë e javës së katërt të kampionatit është ajo mes Laçit dhe Vllaznisë, që luhet në orën 14:00, në stadiumin e Laçit. Kjo ndeshje do të gjykohet nga një gjyqtar vlonjat, Klajdi Kola, me asistentë Ermal Barushin dhe Denis Agarajn. Klodian Shahini është arbitër i katërt.

Në debutimin e tij në stolin e Laçit, trajnerit Gentian Mezani i ka takuar të gjykohet nga një bashkëqytetar i tij. Koincidencë, por dikush edhe mund ta interpretojë ndryshe, sidomos nëse e fiton Laçi këtë ndeshje. Shkodranet ne fakt nuk kane reaguar ndaj ketij fakti dhe presin drejtesi ne fushen e lojes nga ky arbiter.