HomeKRYESORELacio pritet t’i ofrojë rinovimin Elseid Hysajt

Lacio pritet t’i ofrojë rinovimin Elseid Hysajt

Elseid Hysaj është dëmtuar në ndeshjen miqësore që Lacio ka zhvilluar ndaj Triestinës, duke lënë fushën pak minuta pasi nisi sfida. Një inflamacion në tendinin e Akilit, ka bërë që futbollisti të largohet nga fusha e blertë.

Por, mesa duket, dëmtimi ka rezultuar më i rëndë, duke qenë se pas ndeshjes ai ka munguar edhe në 2 stërvitjet e radhës. Mediat italiane raportojnë se gjendja shëndetësore e Hysajt është duke u vlerësuar nga stafi mjekësor, ndërkohë që në kampin kryeqytetas shpresojnë që të jetë i gatshëm sa më shpejt.

Megjithatë, asgjë nuk është serioze për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. I dëmtuar nga ndeshja doli edhe lojtari tjetër, Akpa Akpro, por ky i fundit nuk ka pasur asgjë serioze dhe është bashkuar në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.

RINOVIMI- Në kampion lacial flitet edhe për rinovime, ku një prej emrave është edhe Elsi Hysaj. Mbrojtësi, që u bashkua në vitin 2021 me Lacion, ka edhe dy vite kontratë, por klubi kërkon që ta blindojë 29- vjeçarin dhe shumë shpejt pritet që t’i ofrojë edhe rinovimin.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments