Nje lajm i hidhur per mundjen shkodrane eshte mesuar mbremjen e sotme. Eshte ndare nga jeta ne moshen 77 vjeçare nje nga emrat e njohur te ketij sporti, ish- kampioni Gegë Gjoni.
Ai e filloi stervitjen me kete sport ne vitin 1962 me trajner Sul Ramen e me pas tek te rriturit duke spikatur menjehere per talentin e tij.
Ne vitin 1967 shkon ushtar dhe inkuadrohet me ekipin e Partizanit me te cilin do te konkurroje per dy vite me rradhe e me pas rikthehet serish tek Vllaznia.
Me te do te bente gjithmone paraqitje shume te mira, ne te gjitha garat ku merr pjese duke e ndihmuar ekipin me piket e tij te arrinte disa rezultate pozitive.
Kulmin e karrieres se tij Gegë Gjoni do ta kishte ne vitin 1976 kur duke konkurruar ne peshen e shtate, ate deri 82 kg, do t’i fitonte te gjitha ndeshjet dhe do te shpallej kampion kombetar.
“Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Gjoni per humbjen e njeriut te saj te dashur dhe njekohesisht edhe komunitetit te mundjes shkodrane per humbjen e nje pjestari te denje te saj.
Ju bejme me dije se ceremonia e varrimit te kampionit te mundjes Gegë Gjoni do te zhvillohet neser (e premte) ne oren 11.00 ne vendlindjen e tij, Berdicë.
Gjergj KOLA