Mosgrumbullimi i Aleksis Sançez nga Hoze Murinjo për sfidën e Champions-it ku Mançester Junajtid mati forcat me modestët e Jong Bojs në të famshmin ‘’ Old Trafford ‘’ duket se ka krijuar disa pakënaqësi në kampin e ‘’ The Red Devilsave ‘’. Situatat e përjetuara së fundmi nga kiliani i talentuar e kanë reduktuar disi mundësinë për një të ardhme në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ dhe ky fakt ka vënë në lëvizje një ndër ekipet më të njohur në Francë për ta transferuar 29 vjeçarin .

Flitet për interesin e PSG-së, skuadër që prej disa sezonesh pretendon arritjen e suksesit në kompeticionin më prestigjoz europian dhe direktiva e tyre me në krye Nasser Al Khelaifin ka shprehur gatishmërinë të plotësojë çdo dëshirë të sulmuesit të kombëtares ‘’ La Roja ‘’.

Gjatë konferencës për shtyp në fundin e takimit , ‘’ The Special One ‘’ e shpjegoi këtë situatë tepër delikate për nxënësin e tij duke thënë se nuk gëzon formën e duhur por ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga golashënuesi i 20 herë kampionëve të Premier Leagues .

Edhe pse prezenca e tij në 11-shen e krijuar nga traineri i lindur në Setubal është vlerësuar gjithmonë e domosdoshme statistikat e regjistruara nga ish-i i Barcelonës nuk korrespondojnë në asnjë mënyrë me vlerat e padiskutueshme që mbart.

Ky lajm mund të vlerësohet si tepër bombastik pasi bëhet fjalë për një ndër lojtarët më të mirë të Jose Mourinhos edhe pse aktualiteti flet në disfavor të tij .

Pavarësisht këtyre aspekteve Aleksis Sançez për momentin është lojtari më i paguar i kësaj skuadre me plot 500 mijë sterlina në javë dhe për të famshmen britanike ‘’ The Mirror ‘’ ka deklaruar se objektivi më i afërt i tij është transferimi në kryeqytetin francez për startimin e një tjetër eksperiencë që do ti paraprijë evenimentit më të rëndësishëm futbollistik në kontinentin e Amerikës së Jugut siç është ‘’ La Copa America ‘’ i cili do të zhvillohet në Brazil gjatë datave 14 qershor dhe 7 korrik dhe kombëtarja ‘’ Trikolor ‘’ me në krye Reinaldo Ruedan do të synojë me çdo kusht të mbrojtjen e titullit të fituar në vitin 2015 në vendin e saj .