Liverpuli pësoi një humbje dramatike me rezultatin 2-1 ndaj PSG-së, në një taktikë ku i kishte të gjitha mundësitë për të barazuar dhe pse jo për të fituar ndeshjen duke qenë se ka bërë një lojë mjaft të mirë. Ajo që po komentohet më shumë nga ndeshja, është sjellja e Nejmarit në fushë duke qenë se simulonte si në kohën e Botërorit dhe rrëzohej pa e prekur.

Këtë gjë e ka kritikuar edhe legjenda e Liverpulit, Xhimi Karrager i cili shprehet se Nejmar është një nga më të mirët në botë, por është e turpshme ta shohësh në fushë duke luajtur.

“Ishte shumë zhgënjyese. Ne po flasim për një nga lojtarët më të mirë në botë, por duke parë sjelljet e tij në fushë, është e turpshme. Nëse ai vazhdon që gjatë gjithë karrierës së tij në këtë mënyrë, do të mbahet mend për simulimet dhe jo për lojtarin e madh që ai është”, u shpreh Karrager./VipSport/