Marash Kumbulla ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në fitoren e djeshme 0-1 ndaj Hungarisë.

Mbrotjësi i Romës pas daljes së Gjimshitit nga fusha i dëmtuar, mori edhe më shumë përgjegjësi dhe ishte i pakalueshëm dhe shumë i saktë në ndërhyrjet e tij.

Pas fitores, Kumbulla ka reaguar në rrjetet sociale duke e cilësuar këtë fitore si shumë të rëndësishme, ndërsa theksoi edhe se skuadra nuk dorëzohet aspak, por do të luftojë deri në fund për ëndrrën e madhe që është kualifikimi për në Kupën e Botës.

Fitore shumë e rendesishme ne Budapest dhe nje tjeter clean sheet (ndeshje pa pësuar gol). Nuk dorezohemi aspak. Forca Shqipëria!”, shkruan Kumbulla./newsport/