Monday, June 29, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERonaldo Nazário: Në 2006-ën i kërkova Zidane që të largohej nga dhomat...

Ronaldo Nazário: Në 2006-ën i kërkova Zidane që të largohej nga dhomat e zhveshjes së Brazilit

Ronaldo Nazário zbuloi se, pas humbjes së Brazilit kundër Francës në çerekfinalet e Kupës së Botës 2006, i kërkoi Zinedine Zidane që të largohej nga dhoma e zhveshjes së Brazilit sepse “atmosfera ishte e tmerrshme”.

Ish-lojtari i kombëtares franceze, i cili ishte edhe lojtari i ndeshjes në atë takim, kishte shkuar për të shkëmbyer fanellat me lojtarët brazilianë.

“Folëm më pas. Ai erdhi në dhomën tonë të zhveshjes, por atmosfera ishte e tmerrshme, shumë lojtarë po qanin. Ishim miq dhe ende jemi, por nuk ishte koha e duhur për të shkëmbyer fanella. E përgëzova, por i kërkova të largohej”, tha “Fenomeni” në një intervistë për “L’Équipe”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments