Merkatoja e janarit po afrohet dhe skuadrat tashmë kanë piketuar futbollistët që do të synim për t’i afruar në këtë merkato. Kështu, Juventusi duket se nuk do të ndalet se marri futbollistë nga Reali dhe këtë radhë janë dy emra dhe jo vetëm një.

Problemet e fundit që Isko ka me trajnerin Santiago Solari, ka bërë që drejtuesit e klubit italian të nisin nga puna për të siguruar shërbimet e tij në këtë moment ngërçi.

Por, nga Anglia vjen lajmi se edhe Mançester Siti interesohet për shërbimet e yllit spanjoll dhe të dyja skuadrat, do ta kenë me njëra-tjetrën luftën për Iskon.

Sakaq, edhe Marselo mbetet ende një dëshirë e Juventusit dhe me shumë gjasa në drejtim të tij do të ketë edhe ofertë për të përforcuar krahët e mbrojtjes dhe mesfushës në luftën për Ligën e Kampionëve. /VipSport/