Kategoria Superiore do të rinisë stërvitjet nesër, ndërsa sipas urdhërit të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, duhen respektuar të gjitha protokollet e sigurisë.

Me nisjen e stërvitjes, dy trajnerë duhet të qëndrojnë në karantinë. Bëhet fjalë për Marcelo Trosisin e Flamurtarit dhe Mirsad Jonuz të Vllaznisë.

Dy trajnerët u larguan menjëherë sapo kufinjtë u mbyllën, duke shkuar pranë familjeve në Greqi e Maqedoninë e Veriut.

Kështu, dyshja nuk do ketë mundësinë të udhëheqë në fushë lojtarët, ndërsa nga nesër rinis stërvitja me me jo më shumë se 5 persona në fushë.

Nga FSHF presin vendimin për stërvitje të plotë në grup, ndërsa kampionati shqiptar do të marrë udhën e mbetur drejt përfundimit të sezonit, më 3 qershor./newsport/